Drejtoria e inspekcionit në Prishtinë sot me aksion ndaj transportuesve ilegal

Prishtina

Drejtoria e inspekcionit në Prishtinë sot me aksion ndaj transportuesve ilegal

Më: 27 mars 2023 Në ora: 10:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Po vazhdon sot aksioni i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prishtinës.

Ky aksion po zhvillohet daj transportuesve ilegal të udhëtarëve në kryqytet.

Në dy pika, në qendër të kryeqytetit dhe në Dardani (afër Stacionit të autobusëve), janë duke kontrolluar dhe ndaluar hyrjen dhe parkimin ilegal të transportuesve të udhëtarëve.

“Aksioni i inspektorëve të rendit komunal po bëhet me qëllim të evitimit të tollovisë e cila po krijohet në kyeqytet dhe me qëllim që të njëjtit t’i detyrojmë të futen në Stacionin e Autobusëve dhe të paguajnë taksën e përcaktuar nga kjo ndërmarrje”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat