Marshohet në Prishtinë, kërkohet ndërgjegjësim për shëndetin mendor

Prishtina

Marshohet në Prishtinë, kërkohet ndërgjegjësim për shëndetin mendor

Më: 15 maj 2023 Në ora: 14:08
Marshi

Me moton "Bashkë për shëndetin mendor", është mbajtur marshi i parë ndërgjegjësues për shëndetin mendor në Kosovë, në ditën e parë të Javës së Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor.

Aktivistët e organizatës nga Qendra për Hulumtime Psiko Sociale dhe Mjekësore, para qeverisë kërkuan që institucionet relevante të investojnë në programet dhe burimet e edukimit për shëndetin mendor, në mënyrë qa kjo gjë të realizohet.

Veronë Përçuku, nga kjo organizatë derisa tregon arsyen pse janë mbledhur, tha se shëndetit mendor duhet t'i kushtohet më shumë rendësi.

Përçuku: Jemi mbledhur e kemi marshuar për të gjithë ata individ që janë duke u ballafaquar me sfida të shëndetit mendor

"Jemi mbledhur e kemi marshuar për të gjithë ata individ që janë duke u ballafaquar me sfida të shëndetit mendor, për të gjithë ata që mund të jenë të privuar nga mundësia për ta kuptuar se janë duke u ballafaquar me sfida të shëndetit mendor, për ata që ende nuk ndihen të gatshëm të kërkojnë ndihmë për shëndetin e tyre mendor, për ata që edhe pse ndihen të gatshëm të kërkojnë ndihmë nuk janë të sigurt se ku ta kërkojnë dhe për të gjithë ata që kur kanë kërkuar ndihmë nuk ju është dhënë dhe për të gjithë ata që kur ju është dhënë ndihma e kërkuar, cilësia e ofruar e ndihmës ka shtuar nevojën për të parashtruar kërkesa të reja për ndihmë", tha Përçuku.

Përçuku bëri thirrje institucioneve që ta zhvillojnë dhe zbatojnë një strategji gjithëpërfshirëse për parandalim të vetëvrasjes, dhe bëjnë thirrje për ligjësimin e linjës telefonike kombëtare për parandalim të vetëvrasjes.

Përçuku: Strategji gjithëpërfshirëse për parandalim te vetëvrasjes

"Sot, me bindjen se edukimi luan një rol vendimtar në promovimin e ndërgjegjësimit për shëndetin mendor dhe reduktimin e stigmes, ne besojmë se është thelbësore që edukimi i shëndetit mendor të përfshihet në kurrikulat shkollore, mjediset e punës dhe iniciativat për shtrirje në komunitet, si dhe kërkojmë nga qeveria dhe institucionet relevante të investojnë në programet dhe burimet e edukimit për shëndetin mendor, në mënyrë qe kjo gjë të realizohet. Nën deklaratën se vetëvrasja është e parandalueshme, ne u bëjmë thirrje institucioneve që ta zhvillojnë dhe zbatojnë një strategji gjithëpërfshirëse për parandalim te vetëvrasjes, dhe bëjmë thirrje për ligjësimin e linjës telefonike kombëtare për parandalim te vetëvrasjes", tha mes tjerash ajo.

Elona Bytyqi, studente në vitin e tretë në Fakultetin e Psikologjisë, po ashtu bëri thirrje institucioneve që t'i kushtojnë më shumë rendësi shëndetit mendor.

Bytyqi: Institucionet shtetërore t'i kushtojnë më shumë rendësi shëndetit mendor

"Kisha dashtë që institucionet tona shtetërore t'i kushtojnë më shumë rendësi shëndetit mendor aq sa shëndetit fizik", tha Bytyqi.

Edhe Arlinda Gashi, nga kjo organizatë tha se është e domosdoshme që institucionet përgjegjëse të ofrojnë shërbime për shëndetin mendor.

Gashi: Nuk ka shërbime të shëndetit mendor të qasshëm për të gjithë njerëzit

"Arsyeja që jemi mbledh është se shëndeti mendor nuk është konsideruar deri tash si një domosdoshmëri ose si një pjesë e shëndetit të përgjithshëm. Kjo për shkak se nuk ka shërbime të shëndetit mendor të qasshëm për të gjithë njerëzit. Tashmë vonë janë shtuar psikologët në shkolla, mirëpo ende shume njerëz të cilat janë të c ‘rregulluar me të ndryshme të shëndetit mendor nuk mund të marin ndihmë profesionale që kanë nevojë. Ideja është më ofrua shërbime të shëndetit mendor", tha Gashi.

Për nder të kësaj jave, nis edhe edicioni i 5-të i festivalit “Terapia e Artit” në Kosovë, në Kino Armata, në orën 18.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat