Vdes në moshë të hershme zyrtarja e Komunës së Prishtinës, ishte arkiteke

Prishtina

Vdes në moshë të hershme zyrtarja e Komunës së Prishtinës, ishte arkiteke

Më: 27 maj 2023 Në ora: 22:13
Merita Mehovci

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë arkitektja nga Prishtina, Merita Mehovci.

Merita ishte 44 vjeçare.

Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e kanë dhënë familjarë dhe zyrtarë të Komunës së Prishtinës.

Merita ishte pjesë e Drejtorisë së Investimeve Kapitale.

“Për Drejtorinë tonë kjo është një humbje e madhe, jo vetëm për moshën e saj të re, por edhe se ishte njeri me vlera të larta njerëzore. Mjedisi ynë mbeti më i varfër për një kolege të afërt, fisnike, punëtore dhe e rrespektuar nga të gjithë.

Merita ishte një profesioniste e jashtëzakonshme në rrugëtimin e saj profesional” ka shkruar në ngushëllimin e tij Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjës dhe të dashurve të Meritës.

Merita Mihovci, ka përfunduar studimet e larta, në Fakultetin e Arkitekturës, pranë Universitetit të Prishtinës.

Mehovci udhëhoqi për disa vite sektorin e ndërtimit në Inspekcionin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat