“Siguria në Rrugë”, maturantët e Prishtinës nisin garat me biçikleta

Prishtina

“Siguria në Rrugë”, maturantët e Prishtinës nisin garat me biçikleta

Më: 30 maj 2023 Në ora: 11:21

Ka filluar aktiviteti i garave me biçikleta në kuadër të projektit Revista Shkollore “Siguria në Rrugë 2023”.

Maturantë nga Prishtina kanë nisur këto gara në sheshin "Xhorxh Bush".

Drejtori i akademisë "Tempulli", Muhamed Krasniqi tha se këtë vit bëhen një dekadë prej kur kanë nisur këto aktivitete për sigurinë në rrugë.

"Kanë kaluar më shumë se 10 mijë nxënës dhe qindra shkolla kanë marrë pjesë. Kjo tashmë ka marrë karakterin edukativ", ka thënë ai.

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu tha se janë duke punuar për zgjerimin e hapësirave për biçikletat.

"Kemi zgjeruar shtigjet e biçikletave, jemi duke punuar për sigurinë më të madhe në to. Jemi në procedura finale të projektimit të këtij sheshi. Kam kuptuar rreth 6000 teste janë bërë. Kemi hapësirë dhe nevojë për përmirësim", ka shtuar ajo.

Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi theksoi se mbështesin çdo aktivet që ka qëllim të ulë rastet e aksidenteve në rrugë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat