Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka filluar vendosja e sensorëve në parkingjet në disa rrugë të kryeqytetit.
Sipas Ramës, kështu do të ofrohet pamje në kohë reale e numrit të hapësirave të vendparkingjeve, qasje më e lehtë për qytetarët në gjetjen e vendparkingjeve dhe menaxhim më i avancuar dhe efikas.
“Ky transformim do të krijojë mundësi për zgjerim dhe inovacion të vazhdueshëm.
Duke kontribuar në krijimin e një Prishtine të mençur dhe më të sigurt”, ka shkruar Rama.