Nesër prezantohet mësimi gjithëditor në pesë shkolla të kryeqytetit

Prishtina

Nesër prezantohet mësimi gjithëditor në pesë shkolla të kryeqytetit

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër do të mbahet konferencë për medie, me ç’rast do të prezantohet programi i ri i mësimit gjithëditor në pesë shkollat e kryeqytetit.

Sipas njoftimit, kjo iniciativë ka për qëllim të përmirësojë cilësinë e arsimit dhe të avancojë aftësitë e fëmijëve përmes aktiviteteve jashtëkurrikulare, thellimit në lëndët mësimore dhe ofrimit të mbështetjes më të madhe për prindërit.

Ndryshe Shkollat e kryeqytetit që do të fillojnë më mësimin tërëditor  nga shtatori i këtij viti janë:

“Faik Konica”,  “Xhemail Mustafa” shkolla “Model”, shkolla “E Gjelbër” dhe ajo “Nazim Gafurri”.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat