Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga shtatori do të nisin mësimin tërë ditor nga klasa e parë deri në klasën e nëntë në pesë shkolla. Drejtues të kryeqytetit dhanë detaje duke thënë se është reforma arsimore më e madhe e nisur ndonjëherë në kryeqytet.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media tha se po realizojnë një nga premtimet më të rëndësishme në fushën e arimit.
Rama: Reforma arsimore më e madhe e nisur ndonjëherë në kryeqytet
“Nga shtatori do të fillojmë mësimin tërë ditor për nxënësit e shkollave të kryeqytetit . Reforma arsimore më e madhe e nisur ndonjëherë në kryeqytet, këtë shtator do të jetësohet fal punës së nënkryetares dhe drejtoreshës së Arsimit, Jehona Lushaku...për muaj të tërë ne kemi analizuar shtrirjen e shkollave në kryeqytet dhe mundësinë që shkollat të ofrojnë mësim me orarë të zgjatur e të kombinuar me aktivitete ekstra kolikulare. Për të realizuar këtë synim ne kemi shpallur mësimin tërë ditor, prioritet të këtij viti dhe kemi investuar në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, krijimin e hapësirave shtesë, sigurim të shujtave, në staf të kualifikuar për aktivitete dhe sigurim të mjeteve didaktike. Ky vendim është dëshmi e përkushtimit tonë primarë në arsim”, tha ai.
Sipas tij, mësimi tërë ditor do të ndikojnë në komunikacion sepse nuk do të ketë lëvizje nga prindërit në mesditë, por gjithashtu prindërit do të kenë më pak stres dhe do të kenë mundësi të punojnë edhe në pjesën tjetër të ditës.
Nënkryetarja dhe drejtoresha e Arsimit, Jehona Lushaku tha se fillimi i këtij procesi nuk ka qenë i lehtë për shkak të ngarkesave që kanë nëpër shkolla.
Lushaku: Kjo është një përpjekje tepër serioze që që nga kryeqyteti të fillojmë një reformë arsimore
“Kjo reformë arsimore me aplikimin e mësimit tërë ditore, i shton mundësinë nxënësve të përfitojnë që kolikulën bazë të ngarkuar sot, ta realizojnë në një orarë të zgjatur dhe kjo është një mundësi unike që nxënësit përveç lëndëve bazike do të kenë edhe aktivitete shtesë që iu mundëson përmbushjen programore, që t’i kuptojmë mësimet dhe të përparojnë në të zhvilluarit komunikv dhe të zhvilluarit kritik për çka nxënësit edhe ne, në vlerësimet ndërkombëtare nuk kanë dal me rezultate të dëshirueshme. Ju e dini që në testin Pisa si Kosovë jemi ranguar si të fundit dhe kjo është një përpjekje tepër serioze që që nga kryeqyteti të fillojmë një reformë arsimore, në reformimin e klasës, në reformën e shkollës dhe sistemit tonë të shkollave që të arrijmë një cilësi“, tha ai.
Sipas saj, me mësimin tërë ditor realizohet më mirë kolikula bazë dhe shoqërohet me aktivitete rekreative që e shndërrojnë shkollën në një shtëpi të dytë për nxënësit në ata do të dëshironin të vinë. E gjithë kjo tha se ka për qëllim ngritjen e cilësisë.
Lushaku sqaroi se kanë ndarë shkollat fizikisht me qëllim që t’i krijohet më shumë hapësirë klasave nga 1 deri në 5, dhe kështu klasat nga 6 deri në 9 i kanë lëvizur në shkolla tjera më të afërta.
Aty u theksua se orari për klasat e para dhe të dyta përfundon rreth orës 14:00, orari për klasën 3 deri në 5 rreth orës 15:45 minuta.
Dreka është e nxehtë dhe do t’i kushtojë komunës rreth 1.7 milion euro për vit.