Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 203 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 62 për vepra penale.
“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 203 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 62 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”
Po ashtu janë sekuestruar 8 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4087 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 658 të evidentuara nga vetura intelegjente dhe vetura me radar mobil.”