Këto lagje të Prishtinës sot do të mbesin pa ujë për disa orë

Prishtina

Këto lagje të Prishtinës sot do të mbesin pa ujë për disa orë

Më: 5 prill 2025 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Një pjesë e qytetarëve të Prishtinës, sot do të përballen me mungesë të ujit, për shkak të punimeve teknike të planifikuara nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, punimet do të realizohen nga ora 09:00 deri në 16:00, dhe gjatë kësaj kohe pritet të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa rrugë të kryeqytetit.

E zonat që do të preken nga ndërprerja janë:

Rruga “Nënë Tereza”

Rruga “Rexhep Luci”

Rruga “Qamil Hoxha”

Rruga “Tringë Smajli”

Rruga “Bajram Kelmendi”

Rruga “Agim Ramadani”

si dhe rrugët në Qendër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat