Hiqen tarracat e kafeneve, krijohen hapësira për qytetarë të Prishtinës

Prishtina

Hiqen tarracat e kafeneve, krijohen hapësira për qytetarë të Prishtinës

Më: 7 prill 2025 Në ora: 14:25
Hiqen tarracat e kafeneve, krijohen hapësira për qytetarë të Prishtinës

Drejtoria komunale e Investimeve Kapitale dhe e Menaxhimit të Kontratave ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për qytetin e Prishtinës.

Kjo për faktin se ka nisur një projekt që do të ndryshojë mënyrën se si qytetarët shfrytëzojnë hapësirat publike.

Duke pasur parasysh kërkesat në rritje për hapësira më të gjera dhe më të aksesueshme, autoritetet vendosën të largojnë tarracat e kafeneve në hapësira publike për periudha të gjata.

Ky projekt pritet të krijojë mundësi për një qytet më të hapur dhe më të aksesueshëm, duke përmirësuar infrastrukturën dhe ofruar më shumë mundësi për qytetarët që të shijojnë hapësirat e tyre të përbashkëta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat