Rama pret në Odën e Kryeqytetit, Vasfije Krasniqin: Një grua që është bërë simbol i forcës dhe guximit

Prishtina

Rama pret në Odën e Kryeqytetit, Vasfije Krasniqin: Një grua që është bërë simbol i forcës dhe guximit

Më: 18 prill 2025 Në ora: 09:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur sot në odën e kryeqytetit, Vasfije Krasniqin.

Rama thotë se Krasniqi është bërë simbol i forcës dhe guximit.

“Mirëprita në Odën e Kryeqytetit Vasfije Krasniqin , një grua që është bërë simbol i forcës dhe guximit. Si një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, ajo ka ngritur zërin për shumë të tjera që ende presin drejtësi”, ka deklaruar Rama.

Ai shtoi tutje se “Prezenca e saj na rikujton se plagët e luftës nuk shërohen pa të vërtetën dhe pa drejtësinë. Me historinë dhe qëndresën e saj, Vasfije na fton të mos harrojmë, por të kujtojmë, jo vetëm për të kaluarën, por për të ardhmen që ndërtojmë bashkë”.

Drejtësia dhe njohja e këtyre krimeve janë detyrë e përhershme e njerëzimit”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat