Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër do të ketë punime për rregullimin e rrjetit të kanalizimit në segmentin lagjen “Rruga B”.
Njoftimi:
Njoftim për qytetarët – Ndërhyrje në rrjetin e kanalizimit në Rrugën B
Ju njoftojmë se nga data 19 prill do të fillojnë punimet për rregullimin e rrjetit të kanalizimit në segmentin e Rrugës B deri te rrethi i Rrugës C. Punimet do të zhvillohen në krahun lindor të rrugës dhe pritet të zgjasin 10–15 ditë.
Gjatë kësaj periudhe do të ketë pengesa të përkohshme në qarkullim, ndërsa trafiku do të orientohet sipas nevojave të punimeve dhe udhëzimeve në terren.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin, ndërsa vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës së qytetit tonë.