Ndalimi në gjysmërreth, banorët kërkojnë kthimin vendimit prapa

Prishtina

Ndalimi në gjysmërreth, banorët kërkojnë kthimin vendimit prapa

Më: 21 prill 2025 Në ora: 22:34
Prishtina

Ndalimi i kthimit në gjysmë-rreth tek udhëkryqi afër shtatores së Bill Klintonit, të vendi i njohur te “Santea”, nga Katedralja e deri të Mensa e Studentëve në Prishtinë, po detyron qytetarët që të bëjnë rrugë të gjatë për të hyrë në lagjet e tyre.

E më së shumti nga ky vendim thonë se kanë pësuar banorët e lagjes Lakërishte. Sipas banorit Arben Mustafa, kjo po ua pamundëson dhe po cenon qasjen në pronat dhe shtëpitë e tyre.

“Po na pengon mu kthy, nuk kemi qasje në shtëpi në pronat tona. Nuk ki ku me u kthy, kemi fëmijë, ka kolona është shumë pengesë. Kjo vetëm e bllokon dhe asesi nuk e zhbllokon trafikun”, tha për RTK, Arben Mustafa, banor i lagjes “Lakrishtë”

Kryetari i Këshillit të banorëve të lagjes Lakërishtë dhe Pejton, Jahë Balaj thotë se vendimi është marrë pa ndonjë konsultim paraprak me banorë.

“Kjo e dëmton banorin, i kushton kohë deri në kthimin tjetër. Këto ndalesa janë vendosur të "Santea", të Katedralja e deri të Mensa. Në kohën e pikut kur vijmë në shtëpi, humbin deri në 30 minuta për shkak të kësaj shenje”, tha Jahë Balaj, kryetar i lagjes Lakrishtë dhe Pejton.

Ai shtoi se disa herë kanë bërë ankesë në institucionet përkatëse por, sipas tij, nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.

Luftar Braha, këshilltari i kryetarit Përparim Rama, arsyetoi vendimin me qëllim të përmirësimit të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit. Ai theksoi se këto shenja ndaluese, ndër tjerash gjatë zbatimit kanë shkelë në shiritin e dedikuar për Autobusë / Taxi dhe Emergjenca dhe po ashtu kanë qenë në konflikt të drejtpërdrejtë me kthimet djathtas në të njëjtën kohë.

Ai shtoi se ndër masat kryesore ka qenë edhe ndalimi i gjysmërrotullimeve në akset kryesore, duke ofruar njëkohësisht rrugë alternative për qasje të lehtësuar dhe të sigurt për qytetarët, e cila ndikon në përmirësimin e rrjedhshmërisë në komunikacionin në Kryeqytet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat