Problemi me mbeturinat, anulohet pritja historike e “Gipsy Kings”-it nga Përparim Rama

Prishtina

Problemi me mbeturinat, anulohet pritja historike e “Gipsy Kings”-it nga Përparim Rama

Më: 14 maj 2025 Në ora: 14:27
Përparim Rama

Sot në orën 16:00 ishte paraparë të mbahej takimi mes Përparim Ramës dhe një prej grupeve më të mëdha të muzikës në botë, “Gipsy Kings”.

Bendi do të performojë sonte në “AMC Hall” dhe paraprakisht kishte në agjendë një takim me kryetarin e Prishtinës.

Por, komuna ka njoftuar se takimi nuk do të mbahet, për shkak të situatës se krijuar nga menaxhimi i mbeturinave.

“Anulimi vjen si pasojë e prioritizimit të zhvillimeve të fundit, lidhur me problemin emergjent të menaxhimit të mbeturinave dhe ndërmarrjes “Pastrimi”, që ka kërkuar vëmendjen e menjëhershme të kryetarit.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet në njoftimin e komunës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat