​“Pastrimi” në grevë para Komunës së Prishtinës

Prishtina

​“Pastrimi” në grevë para Komunës së Prishtinës

Më: 22 maj 2025 Në ora: 08:57
Pastrimi

Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, kanë dalë të enjten, më 22 maj, para Komunës së Prishtinës.

Kryetari i sindikatës së re të ndërmarrjes publike “Pastrimi”, Ardian Krasniqi tha për KosovaPress se "kjo është grevë" dhe sipas tij do të zgjasë deri në realizimin e kërkesave.

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” më 14 maj ka ndërprerë grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë. Si pasojë e kësaj në kryeqytet kontejnerët janë të stërmbushur derisa qese e gjëra të tjera kanë dalë edhe jashtë tyre.

Kjo kompani ka njoftuar se për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej dy milionë e shtatëqind mijë euro, kjo kompani "është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave" në territorin e Komunës së Prishtinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat