Punëtorët e “Pastrimit” edhe sot vazhdojnë grevën para komunës së Prishtinës

Prishtina

Punëtorët e “Pastrimit” edhe sot vazhdojnë grevën para komunës së Prishtinës

Më: 23 maj 2025 Në ora: 08:42
Ilustrim

Punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” do të vazhdojnë edhe sot grevën para objektit të Komunës së Prishtinës.

Në shenjë pakënaqësie, ata kanë parkuar kamionët e punës përpara ndërtesës së komunës.

Sipas punëtorëve, greva ka për qëllim sigurimin e pagave më të larta, përmirësimin e kushteve të punës dhe furnizimin e rregullt me derivate për mjetet e punës.

Ndërmarrja “Pastrimi”, tash e disa ditë ka ndërprerë shërbimet si pasojë e krizës financiare, e që sipas tyre është shkaktuar nga Komuna e Prishtinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat