Tash e njëmbëdhjetë ditë, po vazhdon greva e punëtorëve të kompanisë rajonale “Pastrimi” para objektit të Komunës së Prishtinës, të cilët kanë deklaruar se do të qëndrojnë aty derisa t’u plotësohen kërkesat e tyre.
Sipas tyre, Komuna e Prishtinës u ka borxh kësaj kompanie 2.7 milionë euro.
Ata po kërkojnë gjithashtu që t’u kthehet borxhi për derivate e kamionë, raporton IndeksOnline.
‘Pastrimi’ grevën e ka vazhduar edhe këtë të diele.
Punëtorët e saj po vazhdojnë të qëndrojnë ditë e natë në tendën e vendosur në oborrin e Komunës.
Ndërsa përballë Komunës i kanë vendosur kamionët e kompanisë.
Deri me tani, Komuna e Prishtinës ka dhënë pak shpresë për një marrëveshje mes saj dhe kompanisë ‘Pastrimi’.