Abdixhiku në mesnatë del në Tunelin e Kurrizit: Do të punohet gjithandej në Prishtinë

Prishtina

Abdixhiku në mesnatë del në Tunelin e Kurrizit: Do të punohet gjithandej në Prishtinë

Më: 4 qershor 2025 Në ora: 01:00
Lumir Abdixhiku

Në orët e vona të natës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka vizituar punëtorët e ndërrimit të tretë në punishten e Tunelit të Kurrizit në Prishtinë.

Sipas tij, ky është një nga projektet që po dëshmon një ritëm të ri të zhvillimit urban në kryeqytet.

Abdixhiku tha se puna në Prishtinë do të vijojë pandërprerë në çdo lagje dhe rrugë.

Kjo përmes projekteve që do të hapin arterie të reja urbane dhe që do t’i japin qytetit një identitet të ri zhvillimor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat