“Pastrimi” thotë se Komuna u zotua që t’ia paguajë borxhin

Prishtina

“Pastrimi” thotë se Komuna u zotua që t’ia paguajë borxhin

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 18:11
punëtorët e Pastrimit

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka marrë një zotim nga Komuna e Prishtinës, që të bëhet pagesa e mjeteve të arkëtuara nga Komuna për shërbimin e grumbullimit të mbeturinave,

Sipas njoftimit të “Pastrimit” ky shërbim është kryer nga ta për më shumë se katër muaj, pa asnjë ndërprerje.

“Ky obligim financiar është i konfirmuar me vendim gjykate, e cila njeh vlefshmërinë e kontratës dhe punës së kryer nga “Pastrimi”.  Rikujtojmë se pagesa e mbeturinave duhet të bëhet drejtpërdrejt në KRM “Pastrimi”, sipas rregullores së Kuvendit Komunal, vendim ky që është validuar nga Gjykata Supreme e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të këtij zotimi, “Pastrimi” thotë se komuna është zotuar të bëjë edhe pagesën për shërbimin e kryer nga ta prej 2.5 milionë euro.

“Theksojmë se ky zotim duhet të formalizohet dhe të nënshkruhet sa më parë, për të garantuar stabilitetin financiar të ndërmarrjes, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe ofrimin pa pengesa të shërbimeve për qytetarët”, thuhet tutje në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat