Komuna e Prishtinës ka bërë një njoftim të rëndësishëm për banorët e lagjes Dardania.
Komuna ka njoftuar se nga sot do të fillojë largimi i rrethojave të vendosura në hapësirat publike.
Qëllimi i këtij veprimi është: Lirimi i hapësirave publike të uzurpuara; Krijimi i ambienteve më të hapura dhe të qasshme për të gjithë; Përmirësimi i infrastrukturës dhe pamjes urbane.
Komuna ka kërkuar nga qytetarët mirëkuptim dhe bashkëpunim tuaj gjatë këtij procesi.