E zgjedhura më e votuar e AAK-së në Prishtinë, Erblina Tahiraj jep mesazhin falënderues

Prishtina

E zgjedhura më e votuar e AAK-së në Prishtinë, Erblina Tahiraj jep mesazhin falënderues

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 12:02
Erblina Tahiraj

Erblina Tahiraj ka shprehur mirënjohje të thellë për qytetarët e Prishtinës, pas zgjedhjeve në të cilat ajo është renditur si më e votuara në mesin e shumë vajzave dhe grave të AAK-së.

Në një postim publik, Tahiraj tha se qytetarët nuk i dhanë vetëm një numër votash, por ia besuan “zërin, shpresën dhe pritjet e tyre”.

“Të jem përfaqësuese e qytetarëve në Kuvendin e Kryeqytetit është nderi i jetës sime dhe përgjegjësi që do e mbaj me zemër, ndërgjegje dhe angazhim,” shkroi ajo.

Ajo shtoi se ky mandat e obligon të jetë forcë e vendimeve të drejta dhe përfaqësuese e denjë e interesit publik. “Çdo votë është besim që do ta nderoj me punë, transparencë dhe përkushtim të plotë,” tha ndër të tjera Tahiraj.

Në fund, ajo falënderoi të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe dashamirësinë, duke theksuar se “kjo fitore ju përket juve”.

Postimi i plotë:

Kur qytetarët e Prishtinës më zgjodhën si më të votuarën në mesin e shumë vajzave dhe grave të AAK-së, nuk më dhanë vetëm një numër votash, por ma besuan zërin, shpresën dhe pritjet e tyre.

Të jem përfaqësuese e qytetarëve në Kuvendin e Kryeqytetit është nderi i jetës sime dhe përgjegjësi që do e mbaj me zemër, ndërgjegje dhe angazhim.

Ky mandat më obligon të jem forcë e vendimeve të drejta dhe përfaqësuese e denjë e interesit publik. Çdo votë është besim që do ta nderoj me punë, transparencë dhe përkushtim të plotë.

Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe dashamirësinë! Kjo fitore ju përket juve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat