Përparim Rama: Qyteti i Vjetër është restauruar në tërësi

Prishtina

Përparim Rama: Qyteti i Vjetër është restauruar në tërësi

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 18:05
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar pjesën e qytetit të vjetër në kryeqytet. Rama ka thënë se qyteti i vjetër është restauruar në tërësi.

“Qyteti i Vjetër është restauruar në tërësi duke ruajtur elementet autentike të trashëgimisë”, tha Rama.

Ai ka shkruar se me nënkalimin te “Agim Ramadani”, kjo pjesë kthehet në arterie lidhëse.

“Me projektin e nënkalimit “Agim Ramadani”, të cilin për momentin e ka blloku Ministria e Kulturës, kjo zonë do të shndërrohet në një arterie të rëndësishme lidhëse me qendrën e qytetit”, tha Rama.“Ajo do të integrohet funksionalisht me sheshin “Ibrahim Rugova”, me hapësira publike të sigurta, të qasshme dhe të gjelbra”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat