Një pjesë e Prishtinës nesër pa ujë

Prishtina

Një pjesë e Prishtinës nesër pa ujë

Më: 28 tetor 2025 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtinë ka njoftuar se nesër për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Tirana", do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e problemit.

Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë do të mbesin këto rruga “Tirana", rruga" Vicianum", rruga" Bashkim Fehmiu" dhe një pjesë e lagjes Kalabria.

Njoftim:

Ju njoftojmë se për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugen “Tirana" nesër 29 tetor, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e problemit. Pa furnizim me ujë do të mbesin këto rrugë:

Rruga" Tirana"

Rruga" Vicianum"

Rruga" Bashkim Fehmiu"

Një pjesë e lagjes Kalabria.

Mbeteni të njoftuar!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat