​Rrugët e kryeqytetit bëhen skenë filmi, “DUA” merr Prishtinën për 12 orë

Prishtina

​Rrugët e kryeqytetit bëhen skenë filmi, “DUA” merr Prishtinën për 12 orë

Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 15:38
Filmi "Dua"

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të dielën do të bëhet mbyllja e përkohshme e rrugës “Eqrem Çabej”, për shkak të xhirimeve të filmit “DUA”.

Sipas njoftimit zyrtar, rruga do të jetë e mbyllur nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 18:00, në segmentin nga semaforët kryesorë te Menza e Studentëve deri te Katedralja “Nënë Tereza”.

Xhirimet pritet të zgjasin rreth 12 orë, ndërsa qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative gjatë kësaj periudhe.

Komuna e Prishtinës ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë zhvillimit të aktiviteteve filmike që promovojnë kulturën dhe artin vendor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat