Në ballë të odës, zyrtari i lartë i AAK-së në Prishtinë po bën fushatë për LDK-në

Prishtina

Në ballë të odës, zyrtari i lartë i AAK-së në Prishtinë po bën fushatë për LDK-në

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 21:21
Shkumbin Mehmetaj-Bimi po bën fushatë për LDK-në në Prishtinë

Shkumbin Mehmetaj-Bimi duket se ka ndryshuar ideologji dhe parti.

Një nga figurat më të privilegjuara në parti nga Ramush Haradinaj në Prishtinë është parë sot në tubimet elektorale të LDK-së.

Bashkë me nënkryetarin Shkëmb Manaj, Bimi ka kërkuar publikisht votë për Perparim Ramën në Prishtinë.

Mehmetaj është drejtor aktual i Pronës dhe Kadastrit në Prishtinë nga koalicioni LDK-AAK në kryeqytet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat