Rama njofton projektin për transformimin e hapësirave të harruara

Prishtina

Rama njofton projektin për transformimin e hapësirave të harruara

Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 23:00
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama në bashkëpunim me artistin me renome ndërkombëtare, Sisley Xhafa

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar për nisjen e një projekti që synon transformimin e hapësirave të harruara në kryeqytet në rezidenca kreative për artistë nga mbarë bota.

Sipas Ramës, këto hapësira do të kthehen në vende ku do të takohen kultura, ide të reja dhe bashkëpunime ndërkombëtare.

Ai ka bërë të ditur se projekti po realizohet në bashkëpunim me artistin me renome ndërkombëtare, Sisley Xhafa.

"Po nisim një projekt vizionar: transformimi i hapësirave të harruara në rezidenca kreative për artistë nga mbarë bota. Këto hapësira do të kthehen në vende ku takohen kultura, ide të reja dhe bashkëpunime ndërkombëtare. Krejt kjo në bashkëpunim me artistin me renome ndërkombëtare Sisley Xhafa", ka shkruar Rama. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat