KRU “Prishtina” njofton ndërhyrje në disa zona kyçe të kryeqytetit

Prishtina

KRU “Prishtina” njofton ndërhyrje në disa zona kyçe të kryeqytetit

Më: 18 dhjetor 2025 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Kompania Rajonale Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në disa zona kryesore të Prishtinës sot do të ketë ndërhyrje nga ekipet e mirëmbajtjes.

Në njoftimin e KRU-së thuhet se ekipet do të intervenojnë në rrugët:

“Igballe Prishtina”, “Rruga e Mitrovicës”, “Selim Berisha”, “Xhon Sereqi”, “Ismajl Ismajli”, “Sadete Mekuli”, “Agim Ramadani”, dhe “Bill Klinton”.

“Gjatë zhvillimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. Faleminderit për mirëkuptim!” deklaron KRU-ja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat