Senati i UP-së miraton kuota studimi për arbëreshët, arbneshët dhe mërgatën

Prishtina

Senati i UP-së miraton kuota studimi për arbëreshët, arbneshët dhe mërgatën

Më: 20 shkurt 2026 Në ora: 22:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Senati i Universiteti i Prishtinës ka miratuar njëzëri kuota të reja studimi për arbëreshët e Italisë, arbneshët në Zarë, shqiptarët e Turqisë dhe mërgatën me origjinë nga Kosova.

Këto kuota do t’i propozohen për miratim Ministrisë së Arsimit.

Në mbledhje u miratua edhe asociimi i disa profesorëve nga universitete ndërkombëtare në kuadër të programit “Brain Gain”.

Si dhe u aprovuan vendime dhe rregullore të tjera akademike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat