Kompania Regjionale e Mbeturinave Pastrimi është duke vazhduar largimin e mbeturinave vëllimore dhe inerte nga zona të ndryshme të kryeqytetit.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook nga KRMP kërkohet nga qytetarët që t’i gjuajnë këto mbeturina në vendin e caktuar.
Prishtina cakton lokacionin zyrtar për deponimin e mbeturinave inerte dhe vëllimore
“E kemi filluar punën me mëngjes. Po vazhdojmë t'i largojmë mbeturinat vëllimore dhe inerte nga zona të ndryshme të Kryeqytetit. Të nderuar qytetarë, tashmë lokacioni për hedhjen e mbeturinave vëllimore dhe inerte është caktuar, MOS I HEDHNI MBETURINAT NË QYTET, EKZISTON LOKACIONI PËR HEDHJEN E TYRE https://maps.google.com/?q=42.6486762,21.2107925. Do të GJOBITENI nëse i hedhni pranë kontejnerëve apo në kontejnerë”, shkruhet në postim.