Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarët

Prishtina

Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarët

Më: 4 prill 2026 Në ora: 14:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se po kryhet pastrimi i mbeturinave sipërfaqësore në MAT-1.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që mbeturinat t’i hedhin në kontejnerët e dedikuar dhe të ruajnë pastërtinë.

"Po kryhet pastrimi i mbeturinave sipërfaqësore në MAT-1.

Lusim qytetarët që mbeturinat t’i hedhin në kontejnerët e dedikuar, në mënyrë që të ruhet pastërtia dhe rendi publik", ka shkruar Rama. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat