Prishtinë, 300 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në hapësira publike

Prishtina

Prishtinë, 300 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në hapësira publike

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 16:14
Fotoilustrim

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se çdo person që hedh mbeturina vëllimore apo inerte në hapësira publike do të gjobitet me 300 euro dhe do të obligohet t’i largojë vetë ato.

Sipas njoftimit, nuk do të ketë tolerim për ndotësit e mjedisit.

Ndërsa, qytetarët janë të ftuar të kontribuojnë në mbajtjen e Kryeqytetit të pastër.

Po ashtu, Inspektorati i Kryeqytetit ka vënë në dispozicion edhe numrat falas për raportimin e shkelësve: 0800 12233 dhe 0800 12244.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat