Përparim Rama viziton kompaninë “Pastrimi”, merr zotim se do të zgjidhet çështja e mbeturinave në kryeqytet

Prishtina

Përparim Rama viziton kompaninë “Pastrimi”, merr zotim se do të zgjidhet çështja e mbeturinave në kryeqytet

Më: 26 gusht 2026 Në ora: 13:16
Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka qëndruar sot për një vizitë në Kompaninë Publike “Pastrimi”.

I shoqëruar nga nënkryetarja Beisanë Musmurati dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, Rama ka folur me drejtuesit dhe punëtorët e ndërmarrjes për gjendjen aktuale dhe për gjërat që duhet të zgjidhen.

Sipas njoftimit të Kryeqytetit, nga kompania janë zotuar se do të ndërmarrin të gjithë hapat e mëtejmë për të përmirësuar situatën.

Njoftimi:

Çështjes së pastrimit po i japim zgjidhje përfundimisht.

Sot, Kryetari i Kryeqytetit, z. Përparim Rama, bashkë me nënkryetaren Besianë Musmurati dhe drejtorin e Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, ishin në Ndërmarrjen Publike “Pastrimi”, për të diskutuar drejtpërdrejt me drejtuesit dhe punëtorët për gjendjen aktuale dhe zgjidhjet që na duhen.

Ata u zotuan që bashkë do të ndërmarrin hapat e mëtejmë për ta përmirësuar menjëherë situatën, por edhe për të ndërtuar një zgjidhje të qëndrueshme për pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave në Kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat