Zjarr në një zonë në Prishtinë, evakuohen banorët

Prishtina

Zjarr në një zonë në Prishtinë, evakuohen banorët

Më: 7 shtator 2026 Në ora: 17:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka shpërthyer të hënën pasdite në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana.

Policia ka pranuar informatën për zjarrin rreth orës 16:00, ndërsa menjëherë pas njoftimit, njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Për shkaqe sigurie, është bërë evakuimi i banorëve të zonës, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po ndërmarrin veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat