Florian Dushi nga Komuna e Prishtinës ka reaguar pas kritikave të vazhdueshme që po vijnë nga Vetëvendosje ndaj Komunës dhe kryetarit Përparim Rama.
Dushi ka akuzuar Qeverinë dhe Lëvizjen Vetëvendosje se po e përdorin Prishtinën për të zhvendosur vëmendjen e qytetarëve nga, siç i ka quajtur ai, dështimet e tyre në nivelin qendror.
“Prishtina vazhdon t’u dhembë Kurtit dhe organizatës së tij, sepse për ta përbën një betejë të madhe të humbur elektorale”, ka shkruar Dushi.
Ai thotë se akuzat dhe kritikat ndaj Kryeqytetit nuk mund ta fshehin përgjegjësinë e Qeverisë për problemet në nivel vendi.
“Zhurma kundër Prishtinës nuk i mbulon dështimet e Qeverisë. Qytetari nuk do ta falë mospunën, papërgjegjësinë e as dështimin e një Qeverie që rri në detyrë, por nuk i përmbush detyrat e saj”, ka shkruar Dushi.