Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, për shkak të protestës kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mund të ketë vonesa dhe pengesa të përkohshme në qarkullimin e transportit publik.
Sipas Komunës, linjat që kalojnë në pjesët ku do të ketë kufizime të qarkullimit mund të mos realizohen sipas orarit të rregullt.
Komuna ka kërkuar mirëkuptimin dhe durimin e qytetarëve deri në normalizimin e qarkullimit.
Njoftimi:
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se, për shkak të protestës që po zhvillohet dhe masave të përkohshme të ndërmarra për menaxhimin e qarkullimit në hyrje të kryeqytetit, mund të ketë vonesa dhe pengesa të përkohshme në qarkullimin e transportit publik.
Si pasojë e situatës së krijuar, linjat që kalojnë në këtë pjesë të qytetit mund të mos realizohen sipas orarit të rregullt, duke shkaktuar vonesa në qarkullimin e tyre.
Kërkojmë mirëkuptimin dhe durimin tuaj deri në normalizimin e qarkullimit. Ekipet tona po e përcjellin nga afër situatën dhe do të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e shërbimit, sa herë që kushtet e qarkullimit e mundësojnë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.