KRU paralajmëron ndërprerje të ujit në disa zona të Prishtinës për shkak të punimeve

Prishtina

KRU paralajmëron ndërprerje të ujit në disa zona të Prishtinës për shkak të punimeve

Më: 18 shtator 2026 Në ora: 14:41
Fotoilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se një operator ekonomik do të zhvillojë punime në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari”.

Si pasojë e punimeve, pa furnizim me ujë do të mbesin përkohësisht:

Lagjja Universitare, rruga “Holger Petersen”, rruga “Muharrem Fejza”, si dhe rrugët periferike në Matin 1.

KRU-ja ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe ka shprehur ndjesë për shqetësimet e shkaktuara gjatë realizimit të punimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat