Motoristët marshuan nga Vërmica në Prishtinë

Prishtina

Motoristët marshuan nga Vërmica në Prishtinë

Më: 26 shtator 2026 Në ora: 12:57
Motoristët marshuan nga Vërmica në Prishtinë

Motoristë nga vende të ndryshme i janë bashkuar sot marshit solidarizues me moton “UÇK është Liria Jonë”, i organizuar nga Veteranët e UÇK-së – Zona Operative e Nerodimes dhe platforma “Liria Ka Emër”.

Aktiviteti ka nisur në orën 10:00 nga Vërmica, prej nga motoçiklistët janë nisur drejt Prishtinës, duke zhvilluar një marsh solidarizues në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së.

Marshi mbahet në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët janë dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Pjesëmarrësit, përmes këtij aktiviteti, kanë shprehur solidaritetin e tyre me ish-drejtuesit e UÇK-së, ndërsa motoçiklistët pritet të vazhdojnë rrugëtimin drejt Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat