Sveçla i VV-së kritikon buxhetin e Prishtinës: S’ka asnjë projekt të madh, është dështim

Prishtina

Sveçla i VV-së kritikon buxhetin e Prishtinës: S’ka asnjë projekt të madh, është dështim

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 15:29
Gëzim Sveçla

Gëzim Sveçla nga Vetëvendosje e ka quajtur si dështim projekt buxhetin e votuar sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Giza” ka thënë se buxhet nuk u përgjigjet problemeve të qytetarëve.

“Për pesë vjet, ekzekutivi i Përparim Ramës i ka pasur të buxhetuara 227 milionë euro për investime kapitale. Çka është investuar me to?

Çka ka ndryshuar në Prishtinë me këto 227 milionë euro?

Në buxhetin e vitit 2027 nuk parashihet asnjë autobus i ri, asnjë kamion i ri për mbeturina, as Unaza e Madhe, as ndonjë rrugë e re.

Ndërkohë, projekti më i madh, mbi 7 milionë euro, është zgjatja e sheshit “Xhorxh Bush” deri te Posta e Re.

Ky buxhet nuk u përgjigjet problemeve të qytetarëve. Prandaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk e mbështet” shkruan Sveçla në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat