Rama takon Malajn, diskutojnë për Lojërat Mesdhetare

Prishtina

Rama takon Malajn, diskutojnë për Lojërat Mesdhetare

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 18:43
Petrit Malaj, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në Odën e Kryeqytetit ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Sipas Ramës, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin në organizimin e Lojërave Mesdhetare, si dhe për projektin “Embassy Zone”, i cili synon krijimin e hapësirave të dedikuara për ambasadat në kryeqytet.

Postim i plotë:

Në Odën e Kryeqytetit prita Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj.

Diskutuam për bashkëpunimin në organizimin e Lojërave Mesdhetare dhe për projektin “Embassy Zone”, që do të krijojë hapësira të dedikuara për ambasadat.

Kryeqytetin dhe Shqipërinë i lidhin afërsia, historia dhe shumë mundësi për të punuar së bashku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat