Gjykata ndalon vendimin e Ramës, Gjema ngre pikëpyetje për urbanizmin

Prishtina

Gjykata ndalon vendimin e Ramës, Gjema ngre pikëpyetje për urbanizmin

Nga: A.SH Më: 3 tetor 2026 Në ora: 15:20
Përparim Rama

Asamblistja e VV-së në Prishtinë, Nexhmije Gjema, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative për ndalimin e ekzekutimit të një vendimi të kryetarit Përparim Rama lidhur me një “Organ Kolegjial Këshillëdhënës” për projektet ndërtimore.

Gjema ka ngritur pikëpyetje për bazën ligjore të këtij organi dhe ndikimin e rekomandimeve të tij në procedurat e urbanizmit. Ajo ka thënë se çështja u dërgua në gjykatë nga një qytetare, Blerina Tanushi Thaqi.

Postimi i plotë:

EDHE NJI VENDIM I PËRPARIM RAMËS – NDALOHET NGA GJYKATA!

A e dini çka ka ndodhë me URBANIZMIN në Prishtinë?

Kryetari Përparim Rama e kishte pas formu nji të ashtuqujtun “Organ Kolegjial Këshillëdhënës” për shqyrtimin e kushteve ndërtimore dhe lejeve ndërtimore.

“Këshillëdhanës” e ka pas emnin, ama projektet DETYROHESHIN me kalu nëpër kit organ, me u shqyrtu, me marrë “rekomandime”, me u korrigju e me u plotësu SIPAS tyne.

DMTH mej ra shkurt, kishin ndikim konkret në procedura!

Po pse me u vendos ky organ, e mos me i procedu projektet sipas Ligjit nr. 04/L-110 për Ndërtim, procedura oshtë e përcaktume mjaft kjartë:

Për kategoritë I dhe II komuna është organi kompetent; ajo përcakton/aprovon kushtet ndërtimore dhe ajo lëshon lejen ndërtimore. Ligji bile i përcakton edhe afatet: kushtet ndërtimore në fazën I dhe lejen në fazën II.

E tash?

GJYKATA ADMINISTRATIVE E KA NALË EKZEKUTIMIN E VENDIMIT!

Shtrohet pytja: Cila dispozitë ligjore ia ka dhënë këtij organi ‘këshillëdhënës’ t’drejtën që projektet mbi 5,000 m² me kalu detyrimisht nëpër to e që rekomandimet e tyne t’u imponohen palëve dhe zyrtarëve të Urbanizmit?

Nëse ky organ oshtë kriju sipas modelit të Design Review Panels që përdoren n’vene tjera, pse nuk oshtë i pavarun nga vendimmarrësi administrativ?

E nqs oshtë veq ‘këshillëdhanës’, mi çfarë baze juridike rekomandimet e tyne ju imponohen aplikuesve dhe zyrtarëve të Urbanizmit?

P.S. E krejt kjo nuk doli në shesh prej “transparencës” së Komunës.

Doli sepse nji qytetare me emnin Blerina Tanushi Thaqi e dërgoj çashtjen në Gjykatë.

Të lumtë Blerina!👏👏❤️

E kjo oshtë arsyeja pse kurrë s’duhet me heshtë asnji qytetar kur menon se administrata ta ka shkelë të drejtën.

Komuna duhet me iu nënshtrohet ligjit! Jo e kundërta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat