​Gjatë protestës “Jo në emrin tim” parkingu prapa Pallatit të Rinisë falas

Prishtina

​Gjatë protestës “Jo në emrin tim” parkingu prapa Pallatit të Rinisë falas

Më: 3 tetor 2026 Në ora: 18:52
Protesta

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, njoftoi qytetarët se parkingu prapa Pallatit të Rinisë do të jetë pa pagesë gjatë kohës së mbajtjes së protestës për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.

Sipas njoftimit, lirimi nga pagesa e parkingut vlen për intervalin kohor nga ora 18:00 deri në orën 21:00, për të gjithë qytetarët që do t’i bashkohen kësaj proteste.

“Prishtina ju mirëpret!”, shkroi Musmurati. 

Edhe sonte pritet të ketë protestë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat