“350 familje pa paga”, Rama kërkon ndërhyrjen urgjente të Supremes për NPB-në

Prishtina

“350 familje pa paga”, Rama kërkon ndërhyrjen urgjente të Supremes për NPB-në

Më: 8 tetor 2026 Në ora: 13:30
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka bërë thirrje Gjykatës Supreme që të trajtojë sa më shpejt çështjen e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), pas bllokimit të llogarive bankare të saj, që ka pamundësuar pagesën e pagave për rreth 350 punëtorë.

Rama ka deklaruar se bëhet fjalë për një proces që, sipas tij, është i jashtëligjshëm dhe që ka nisur gjatë kohës kur Prishtina udhëhiqej nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka theksuar se për këtë çështje tashmë ekzistojnë dy vendime gjyqësore, ndërsa ka kërkuar ndërhyrje të shpejtë nga Gjykata Supreme për zhbllokimin e llogarive të ndërmarrjes.

Rama: Janë 350 familje që varen nga ky proces, kërkoj vendim të shpejtë nga Supremja

“Po, unë këtë edhe e paraqita sot në mediat sociale, ku tash e sa vite ne jemi duke luftuar këtë dukuri, e cila ka filluar para kohës tonë. Pra, në kohën kur Vetëvendosja ka menaxhuar Prishtinën. Edhe si rezultat po thom në momentin kur ne kemi ardhur edhe e kemi pa që ka qenë një proces i jashtëligjshëm edhe kemi kërkuar me u ndalë ky proces i jashtëligjshëm për arsye që po i shohim sot. Pra kemi ardhur deri te një pikë ku kemi dy vendime të gjykatave edhe unë kërkoj që Gjykata Supreme të merret sa më shpejt me këtë çështje edhe ta ndalojë faktikisht këtë proces, i cili është i dëmshëm për kryeqytetin, për kompaninë publike, për Ndërmarrjen Publike Banesore, për 350 punëtorë. Pra janë 350 familje që varen prej këtij procesi. Ku kontot e tyre i kanë bllokuar edhe rrogat nuk mundën me u paguar për shkak të një procesi që ne e shohim si plotësisht të jashtëligjshëm. Prandaj kërkoj nga Gjykata Supreme që të merr vendim sa më të shpejtë, që t’i çlirojë këto konto edhe të vazhdojë Ndërmarrja Publike Banesore me punët e veta, të cilat duhet faktikisht janë në shërbim të qytetarëve të kryeqytetit”, ka deklaruar Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat