Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Prishtinë, Nexhmije Gjema, ka kritikuar kryetarin e kryeqytetit, Përparim Rama, duke e akuzuar se merret me çështje politike e shtetërore, ndërsa, sipas saj, po i lë pas dore problemet e qytetit
Në një reagim në rrjetet sociale, Gjema ka ngritur shqetësime për gjendjen në Prishtinë, duke përmendur korrupsionin dhe mbeturinat.
Ajo ka përdorur tone të ashpra ndaj Ramës, duke pretenduar se ai po përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga problemet lokale përmes deklaratave për Qeverinë, gazetarët dhe politikën e jashtme.
Postimi i plotë:
A e keni vrejt Përparim Ramën qysh flet për Qeverinë, gazetarët, politikën e jashtme e sidomos për çashtjet shtetnore?
Po veq me punt e veta nuk mirret!!
E gjuen gurin sa ma nalt, që krejt me kqyrë kah qjelli, e mos me pa çka po ndodh poshtë, n'Prishtinë!
Korrupcioni dej n'fyt... I mluem n'bërllog dej n'krye, tuj kundërmue...
Po, marre s'ka!
Pret me u marr tash personat e ransishëm me to! Se medemek une qindroj naltë, shumë naltë!...
Poplli e ka nji thanje për çiftin e tij: “Dhia e zgjebosun, e man bishtin përpjetë!”
P.S. M'falni, po s'po muj me u durue... se ma prishi lukthin!