Sveçla: Skandalet e raportuara në Prishtinë duhet të marrin përgjigje nga drejtësia

Prishtina

Sveçla: Skandalet e raportuara në Prishtinë duhet të marrin përgjigje nga drejtësia

Nga: A.M. Më: 13 tetor 2026 Në ora: 20:23
Gëzim Sveçla

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke ngritur shqetësime lidhur me raportimet për parregullsi të mundshme gjatë qeverisjes së kryetarit Përparim Rama.

Sveçla ka përmendur raportime dhe denoncime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, tenderë, kontrata, konkurse dhe punësime, duke kërkuar që këto çështje të trajtohen nga organet e drejtësisë.

Në postimin e tij, ai ka vënë në pikëpyetje arsyetimin e atyre që habiten me deklaratat e Vetëvendosjes lidhur me mundësinë e arrestimit të kryetarit të Prishtinës.

Postim i plotë:

SKANDALET PËRDITË, HABITEN PSE PRESIM DREJTËSI!

Nuk ka ditë që nuk del ndonjë lajm për skandale në Komunën e Prishtinës.

Raportime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, tenderë të orkestruar, kontrata të dëmshme, konkurse të rregulluara, korrupsion, mito, punësime partiake e familjare… e shumëçka tjetër.

Denoncime, dokumente e dëshmi bëhen publike vazhdimisht. Përditë.

E pas gjithë kësaj, pyesin:

“Qysh po e dinë këta të Vetëvendosjes që ka me u arrestu Përparimi?”

Qysh bre, kah po e dimë?

A nuk është e natyrshme të presim që gjithë këto raportime e denoncime të marrin përgjigje nga drejtësia?

Apo pritja që ligji të zbatohet edhe ndaj kryetarit të Prishtinës është më e çuditshme se skandalet e përditshme që raportohen nën qeverisjen e tij?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat