Aksion pastrimi në fshatin Besi

Prishtina

Aksion pastrimi në fshatin Besi

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 17:10
Ilustrim

Organizata Mjedisore “Let’s Do It Kosova” po vazhdon edhe më tej me aktivitete vetëdijësuese për mbrojtjen e mjedisit, të cilat po konkretizohen me aksione pastrimi nëpër lokacione të ndryshme tëvendit.

Vullnetarët e Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, nesër do të realizojnë aksion pastrimi në fshatin Besi të Komunës së Prishtinës, duke filluar nga ora 10:00.

Sipas një njoftimi të kësaj organizate, aksioni do të realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës dhe kompaninë menaxhuese të deponive në Kosovë.

“Në aksionin e nesërm do të kontribuojnë edhe kompania private “Dardania” e cila ka ofruar eskavatorin për pastrimin e deponisë dhe kompania “Toifor”, e cila ka ofruar kamionët për largimin e mbeturinave nga ajo deponi ilegale e mbeturinave. Për realizimin e aksionit, Organizata “Let’s Do It Kosova” ka ofruar sasi të derivateve për makinerinë që do të shfrytëzohet gjatë aksionit. Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me banorët lokalë, të cilët do të ofrojnë ndihmën e tyre për aktivitetin e nesërm.Iniciativa “Let’s Do It Kosova”, njofton të gjithë qytetarët, se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe më tej, prandaj u bëjmë thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje.Fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën” mund ta ndihmoni duke dërguar mesazhe në operatorët Vala dhe Z-mobile, në numrin “55244”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat