Flet babai i dy fëmijëve të mbytur në gropën e hapur në ‘Kolovicë’

Prishtina

Flet babai i dy fëmijëve të mbytur në gropën e hapur në ‘Kolovicë’

Më: 23 qershor 2016 Në ora: 20:05
Ilustrim

Pas tragjedisë në fshatin Kolovicë, ku humbën jetën dy fëmijë, ka folur edhe prindi i dy fëmijëve të vdekur, Muhamet Mramori. Ai citon fëmijët e tjerë, derisa tregon tragjedinë e sotme.

Ndërkohë të afërm të tjerë kanë thënë se ende nuk e kanë të qartë se si ka ndodhur ngjarja, derisa vetë Muhameti shprehet i indinjuar me institucionet për hapjen e asaj grope shumë afër shtëpisë së tyre.

“Spo dinë me kallxue qysh ka qenë rasti, edhe pse kanë qenë dy-tre fëmijë të tjerë. Një motër që ka qenë me ata ka shpëtuar.”

Sipas fëmijëve, qysh kanë kallxue, djali e ka kap kryt edhe ka ra në ujë ndërsa motra e tij ka shku me e shpëtu” , tregon babai i Florent dhe Florenta Mramorit.

Florent dhe Florenta Mramori, 11 respektivisht 13 vjeçarë, humbën jetën sot në një gropë të mbushur me ujë në fshatin Kolovicë të Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili u ka shprehur ngushëllimet familjes Mramori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat