Kryeshefi i NPB-së: Sot po ekzekutohen gjashtë vendime të gjykatës

Prishtina

Kryeshefi i NPB-së: Sot po ekzekutohen gjashtë vendime të gjykatës

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 13:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nexhat Kryeziu kryeshef i Ndërmarrjes Publike Banesore ka thënë se sot po ekzekutohen gjashtë vendime të gjykatës për lirimin e banesave të uzurpuara .

Sipas tij procesi i i lirimit të pronave ka filluar prej vitit 2005.

Ai ka potencuar se krejt këto prona janë në pritje të vendimit fuqiplotë prej gjykatave.

Në këto banesa që kanë qenë të programit YU janë strehuar 130 familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat