VV e Prishtinës zgjedh delegatët për Këshillin e Përgjithshëm

Prishtina

VV e Prishtinës zgjedh delegatët për Këshillin e Përgjithshëm

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 17:06
Foto

Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Prishtinë ka zgjedhur anëtarët shtesë dhe Kryesinë e Qendrës, si dhe delegatët e saj për Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas njoftimit për media nga kjo lëvizje, anëtarë rinj të Kryesisë së Qendrës në Prishtinë janë zgjedhur:  Shpend Venhari, nënkryetar i dytë, Fitore Pacolli, koordinatore e nënkomiteteve, Drilon Pireva, anëtar, Shyhrete Kurteshi, anëtare, Ilmi Reçica anëtar dhe Egzon Azemi anëtar.

Ndërkaq Astrit Dehari, Gëzon Kastrati, Gurjeta Zeka, Bardhyl Noci dhe Artan Uflla u zgjodhën delegatë të Këshillit të Qendrës së Prishtinës në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

 Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje e cila u mbajt për herë të dytë, është diskutuar edhe për situatën politike në vend për të cilën ka folur nënkryetari i VV-së, Dardan Sejdiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat