Halloween shënohet në Prishtinë

Prishtina

Halloween shënohet në Prishtinë

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 20:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Festa, tashmë e njohur në mbarë botën "Halloween", e cila ndryshe identifikohet me shenjën e kungullit, është duke u festuar edhe në sheshet e Prishtinës.

Edhe pse moti është  i ftohët, shumë  prej fëmijëve kanë veshur kostume nga më të ndryshmet për të kremtuar këtë festë.

Vajza që e identifikoi veten si Berinus, e veshur si një princeshë, tha se  kënaqet shumë për festën e “Halloween”.

Fëmija E., i veshur në kostume që ngjallin frikë, tha se me këtë kostum dëshiron t’i frikësojë njerëzit

E.: Me i frikësuar njerëzit

“Po, frikëson, kom qejf me i frikësuar njerëzit”, tha Erjoni.

Festën e “Halloween” përpos fëmijëve e festojnë edhe personat e rritur. Ndër ta është edhe Seferi, qytetar nga Italia, i cili  tha se së bashku me familjen e tij kanë ardhur për ta festuar këtë festë dhe sipas tij, kjo është një festë që i kënaq fëmijët.

Seferi: “Halloween”, kënaq fëmijët

“Jam Seferi, vij nga Italia.. kemi ardhur me festuar festën e “Halloween”. Shumë mirë, shumë bukur, fantastike. Festa e Halloween për neve, është për me u kënaq fëmijët. Çdoherë”, tha ai.

Ndërsa, D. është adoleshenti i cili nuk e feston “Halloween”, pasi që sipas tij, kjo festë nuk është e duhur për ta.

D.: “Halloween”, nuk është festë e duhur

“Nuk e festoj se nuk më doket që është festë e duhur për neve. Ma i vogël kam menduar që është festë e mirë, por jo”, tha Rexhepi.

Qytetari, Fitim Tafili tha se kjo festë është e mirëpritur nga ai. Mirëpo, në të kundërtën ai i urren besëtytnitë fetare të cilat theksojnë se kjo festë nuk duhet të festohet.

Tafili: Kundër besëtytnive fetare

“Tash nuk kam kohë mu merr me të. Çka e urrej, janë këto besëtytnitë fetare që thonë nuk banë me u festuar. Përderisa ai nuk beson që  ekzistojnë senet e këqija, nuk ka nevojë me festuar, se kjo është festë që tek e fundit mbahet vetëm për fëmijë. Po viteve të kaluara e kam festuar rregullisht. Bën vaki e festoj prapë, ama nuk maskona se s’ka kuptim”, tha Tafili.

Qytetari tjetër, Besfort Mehmeti i cili edhe  është maskuar për këtë festë, tha se fëmijët përmes festimit të kësaj feste e largojnë frikën dhe se kjo ndikon mirë tek ata.

Mehmeti: Festë e veçantë për fëmijët

“Unë kisha mëndu që për fëmijë të vogël është më interesant se e kanë një përvojë më të veçantë, e largon frikën prej tyre dhe kjo besoj që duhet me ndikuar mirë tek këta. Ndoshta, e kuptojnë që prapa këtyre skenave të këqija, gjithmonë gjendet ndonjë personazh i mirë. Nuk është që e festoj edhe këto, s’e kisha quajt bash festë, mirëpo mendoj që për fëmijë ish kanë mirë, sadopak t’ia dhurojmë një buzëqeshje atyre”, tha Mehmeti.

Kurse,  qytetarja tjetër Vlora Plepolli theksoi se kjo festë ka një rëndësi të madhe, por tek ne nuk festohet siç duhet, sepse qytetarët e keqpërdorin duke gjuajtur fishekzjarre dhe petarde.

Plepolli: Fishekzjarrët e prishin festën.

“Një festë që e festojnë moshat e reja. Jo, nuk e kam pas shprehi, nuk më ka pëlqye se te ne nuk festohet siç duhet. Në vende tjera festohet më një mënyrë tjetër që më pëlqen, këtu e keqpërdorin pak, gjuajnë petarde, fishekzjarre”, tha Prepoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat