Rinia e PDK-së: Fëmijët duhet të rriten në frymën e vlerave kombëtare

Prishtina

Rinia e PDK-së: Fëmijët duhet të rriten në frymën e vlerave kombëtare

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 17:43
Rinia e PDK-së në Prishtinë

Për nder të festës së 28 Nëntorit, Rinia e PDK-së në Prishtinë u mundësoi fëmijëve që të pikturojnë, ndërsa piktorët Marigona dhe Sadriu u kujdesën që fëmijëve t’u bëjnë vizatime në fytyrë dhe Reina me zërin e saj e ëmbëlsoi festën.

“Fëmijët duhet të rriten me frymën e vlerave kombëtare dhe të nderojnë e respektojnë të gjithë ata që sakrifikuan për kombin shqiptar”, tha kryetari i Rinisë së PDK-së në Prishtinë, Triumf Sadikaj.

Këngë dhe hare gjatë gjithë ditës, ndërsa pikturat me motive kombëtare të cilat fëmijët i kanë pikturuar do t'i dhurohen Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë për nder të 104 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat